Lipovica: Gjendja e sigurisë në Gjilan është stabile

Gjilani

Lipovica: Gjendja e sigurisë në Gjilan është stabile

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjendja e sigurisë gjatë katër muajve të parë të këtij viti, ishte stabile në rajonin e Gjilanit, tha nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, njëherit kryesuese e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në mbledhjen e KKSB-së për gjendjen e sigurisë në Komunën e Gjilanit gjatë 3 muajve të parë të këtij viti ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica.

"Gjendja e sigurisë është shumë e mirë. Kjo situatë është si rezultat i angazhimeve policore", tha komandanti.

Ai tregoi se kanë pas bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me pushtetin lokal.

Derisa shtoi se angazhimet policore po vazhdojnë në parandalimin e krimit.

Komandanti Lipovica, shtoi se aksidente me dëme nga 1 janari deri më 31 mars isihin 111, derisa në të njejtën periudhë të vitit 2023 ishin 96 aksidente.

"Sivjet ka pasur rritje të numrit të gjobave me 33.8 % më shumë", tha komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan.

Agim Lipovica, tha se nga 1 janari deri më 31 mars janë shqiptuar 4 mijë e 242 tiketa, derisa në të njejtën periudhë të vitit 2023 ishin 3 mijë e 174.

Më tej komandanti tha se ka pasur rënie të vjedhjeve nga 53 raste vitin 2023 në 35 raste vitin 2024 apo 34% ma pak.

Derisa sipas tij ka ngritje të vjedhjeve të rënda nga 37 raste 2023 në 52 raste në tre muajt e kêtij vit.

"E krahas shtimit të numrit të vjedhjeve, ka edhe zbardhje të rasteve e arrestimeve", tha Agim Lipovica.

Sipas komandantit ka rënie të rasteve të dhunës në familje, ku nga 1 janari deri më 31 mars janë raportuar 40 raste, derisa në të njejtën periudhë të vitit 2023 ishin 41

soshë.

"Zyrtarët policor civil po kujdssen edhe për sigurinë në e perrreth shkollave, ku janë zvogêluar incidentet mes nxênësve", tha Lipovica.

Më tej ai tha se dukuria e prerjes së pyjeve po mundohet të ndalet.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, tha se ka rritje të numrt të persoenelt prej 19 zyrtarëve policor në Komunën e Gjilanit.

Për masat e eliminimit të rrezikut nga qentë endacakë, ka raportuar Nebojsha Saviq nga Drejtoria për Bujqësi.

Sipas tij ky problem vazhdon të jetë sfidë globale.

Ai tregoi se nga viti 2019 deri më tani janë trajtuar rreth 741 qenë endacak. Deri në fund të vitit do të trajtohen 973.

Trajtimi i një qeni kushton 75 euro.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka raportuar për pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve.

Ai tregoi se është punuar pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe Përlepnica.

“Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Derisa nga sipas tij nga Qeveria do të trajtohen edhe shtretërit e tre lumenjve tjerë ai në Livoq, Zhegër e Cërrnicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat