Tri javë pas aksidentit me makinë, golfisti i famshëm Tiger Woods ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpinë e tij.
Gjatë kësaj periudhe ai kreu një operacion në këmbën e djathtë, që pësoi fraktura të shumta gjatë aksidentit të 23 shkurtit, kur makina e tij doli jashtë rruge në Kaliforni.
45-vjeçari po shkonte në një intervistë në “Rolling Hills Country Club”kur pësoi aksidentin, për fat pa pasoja të rënda për Woods. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkroi: “I lumtur t’ju bëj me dije se jam sërish në shtëpi, ku do të vijoj periudhën e rehabilitimit. Ju falënderoj për mbshtetjen gjatë javëve të fundit”.
Tiger Woods u shpreh se do të vijojë në shtëpinë e tij fazën e rehabilitimit, duke punuar për t’u rikthyer më i fortë. Nuk dihet ende se sa do të zgjasë kjo periudhë dhe nëse Woods do të ketë shanse të përfaqësojë Amerikën në Lojërat Olimpike “Tokio 20202'.