Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

Golf

Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:34
Federata e Golfit e Kosovës

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Golfit e Kosovës ka bërë të ditur se është shumë pranë anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Golfit (EGA).

Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në qeverinë e madhe evropiane, raporton KosovaPress.

“Posa jemi informuar se dje Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar Pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në Familjën e madhe Evropiane”, shkroi Federata e Golfit e Kosovës në “Facebook”.

Votimi final se a do të jetë Federata e Golfit e Kosovës anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit do të bëhet më 18 nëntor në Londër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat