Tiger Woods i rikthehet biznesit

Golf

Tiger Woods i rikthehet biznesit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Këngëtari i famshëm amerilak Justin Timberlake dhe golfisti më i famshëm në histori, Tiger Woods, kanë bërë ortakë në biznes.

Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane.

Dy personazhet e njohur amerikanë kanë hapur së fundi një lokal sportiv në Times Square të Nju Jorkut. Lokali i tyre quhet “T-Squared Social” dhe ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Duke qenë se është një lokal sportiv janë vendosur dhjetëra ekrane të mëdhenj që transmetojnë ndeshje të ndryshme, kryesisht të sporteve amerikane. Gjithashtu ofrohet edhe ushqim e pije nga më të ndryshmet.

Mediat sqarojnë se aty është vendosur edhe një televizor 200 polsh, më i madhi në atë zonë, që ofron ndeshjen më të ndjekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat