Rahm do t’i dorëzohet ekipit të tij

Golf

Rahm do t’i dorëzohet ekipit të tij

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:04
Rahm - majtas

Kampioni i Masters, Jon Rahm ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo dhe Neymar ndikuan në vendimin e tij për t’u bashkuar me “LIV Golf” në Arabinë Saudite. Superylli spanjoll besohet se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 500 milionë euro, që do ta largojë atë nga “PGA Tour” dhe “TGL League”, të krijuara nga Rory McIlroy dhe Tiger Woods.

Rahm do t’i dorëzohet ekipit të tij në organizatën LIV, me heroin e “Ryder Cup” që do t’i bashkohet Bryson DeChambeau, Dustin Johnson, Brooks Koepka, Phil Mickelson, Cameron Smith dhe Lee Westwood në Lindjen e Mesme.

Arabia Saudite po investon miliarda në sportin elitar, nga boksi te Formula 1, me ikona të futbollit si Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar që tashmë kanë nënshkruar kontrata fitimprurëse me ekipet në atë rajon. Rahm pranon se paratë ishin një faktor në lëvizjen e tij, me interpretues legjendar nga fusha të tjera që e bindën atë se ishte koha e duhur për të marrë një sfidë të re.

Rahm i ka thënë “Barstool Golf” kur u pyet nëse milionat e ofruara në Lindjen e Mesme ndikuan në vendimin e tij: “Kjo është një nga arsyet, nuk do të gënjej. Është një nga arsyet kryesore. Kur shkuan Ronaldo, Neymar, Benzema, ata janë emra mjaft të mëdhenj për t’i menduar, atëherë pse jo edhe unë? Është e qartë se ata po përpiqen të kekën ndikim pozitiv në sport. Jam i lumtur që në një mënyrë të vogël mund të ndihmoj edhe unë në këtë”.

Ronaldo aktualisht është pjesë e Al-Nassr, së bashku me ish-yllin e Liverpool-it, Sadio Mane, ndërsa golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit, Neymar, po riaftësohet nga dëmtimi që pësoi në kombëtare, teksa verën e këtij viti u transferua te liderët e Arabisë Saudite, Al-Hilal. Po kështu, ish-sulmuesi i Real Madridit, Benzema, luan me Al-Ittihad.

Rahm në fakt e parakalon dhe jo pak kampionin portugez, duke u bërë në të gjitha aspektet sportisti më i paguar në botë. Marrëveshjet e CR7 me Al Nassr i sjellin atij rreth 43 milionë euro në sezon, të cilave duhet t’iu shtohen, sipas “Forbes”, rreth 90 milionë euro të ardhura jashtë fushës.

Me Rahm që zë vendin e parë, edhe Leo Messi ngjitet në një pozicion. Sipas të dhënave të “Forbes”, argjentinasi është sportisti i tretë më i paguar në botë sot, i ndjekur nga ish-bashkëlojtari Kylian Mbappé.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat