Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia sot ka arrestuar një 24-vjeçar nga Balindolli i Gostivarit, përcjell TV21.
Personi me iniciale A.B. është arrestuar rreth 50 minuta pas mesnate, nga ana e SPB-Tetovë, respektivisht Reparti për Punë të Brendshme në Gostivar.
“Me urdhër të gjykatës është arrestuar 24-vjeçarin A.B. nga Balindolli i Gostivarit, i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, që dënohet sipas nenit 215 nga Kodit Penal.
Pas arrestimit, A.B. është dorëzuar në “Idrizovë” në Shkup për vuajtje të dënimit”, theksohet në njoftimin e MPB.