SPB-Tetovë njofton se kanë arrestuar dy persona nga Gostivari për shkak se kanë sulmuar një person nga Negotina.
“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, dje (21-shkurt) rreth orës 16:30 kanë privuar nga liria personat V.A. (18) nga Llakavica e Gostivarit dhe B.A. (19) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, për shkak të dyshimit se rreth orës 13.00 para një objekti shkollor në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, kanë sulmuar fizikisht personin A.A. (18) nga Negotina e Pololgut, me të cilin ishin njohur më parë.
Rasti është zbardhur plotësisht dhe në koordinim me Prokurorin Publik ndaj të përfshirëve do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.