Gostivar, hidhet rreth 100 kilogramë peshk trofte për ripeshkim

Gostivari

Gostivar, hidhet rreth 100 kilogramë peshk trofte për ripeshkim

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:41
Ilustrim

Shoqata e Peshkatarëve “Bash Vardar” nga Gostovari e cila është koncesionere e Lumit Vardar, gjatë ditës së sotme bënë ripeshkim në lum.

Ata theksojnë se për ripeshkim kanë hedhur 100 kilogramë peshk. Ata bëjnë thirrje të mos keqpërdoriet peshkimi nga peshktarët dhe nga qytetrët.

“Si çdo vit, Shoqata e Peshktarëve edhe këti vit bën ripeshkimin në degët e lumit Vardar. Ripeshkimi bëhet me llojin troftë dhe është hedhur rreth 100 kilogramë.”, tha kryetar i shoqatës, Enes Selimi.

Nga kjo shoqatë u bëjnë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë ambientin jetësor, ndërsa pronarët e fabrika ujin e ndotur mos ta hedhin në lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat