Zbardhen 15 mashtrime në Gostivar, kallëzim penal për katër persona

Gostivari

Zbardhen 15 mashtrime në Gostivar, kallëzim penal për katër persona

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se ka zbuluar gjithsej 15 mashtrime dhe në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër: B.A (35) nga Shkupi dhe tre të tjerëve nga Tetova R.M (37), B.M (31) dhe Sh.Sh (35).

Nga SPB Tetovë thonë se ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “mashtrim”, e dënueshme nga neni 247 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Katër të pandehurit, dy prej të cilëve tashmë janë në vuajtje të dënimit me burgim, dyshohet se në vitet 2020, 2021 dhe 2022, me paraqitje të rrejshme dhe fshehje të fakteve, kanë mashtruar disa persona në Gostivar, ndërsa organizatorët e këtyre mashtrimeve kanë përdorur persona të tjerë për realizimin e tyre, shumica shpesh të afërm apo miq të ngushtë të të dëmtuarve, me qëllim që të jenë më bindës në tregimet e tyre fiktive dhe në këtë mënyrë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme shuma të ndryshme parash”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat