Policia po kërkon autorin e vrasjes së 28-vjeçarit

Gostivari

Policia po kërkon autorin e vrasjes së 28-vjeçarit

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar.

Sipas medieve vendase i riu ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me armë zjarri, e për pasojë u plagos për vdekje. I riu ndërroi jetë në spital.

Deri tani nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat