Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar.
Sipas medieve vendase i riu ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me armë zjarri, e për pasojë u plagos për vdekje. I riu ndërroi jetë në spital.
Deri tani nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.