Ky është 28-vjeçari shqiptar që u vra mbrëmë, u qëllua me plumb në kokë në derën e shtëpisë

Gostivari

Ky është 28-vjeçari shqiptar që u vra mbrëmë, u qëllua me plumb në kokë në derën e shtëpisë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe i riu është qëlluar me armë zjarri.

Siç raportohet, 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet G.A. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij.

Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti iu nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”, njoftoi policia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat