Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 53 vjeçarin R.D. nga Banjica e Poshtme.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij me urdhër gjyqësor ishte shpallur fletarrestim qendror për vuajtje të dënimit me burg.
“R.D. menjëherë pas arrestimit është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.