Radari në Tetovë e Gostivar, për 5 orë dënohen 161 shoferë

Gostivari

Radari në Tetovë e Gostivar, për 5 orë dënohen 161 shoferë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

161 dënime për tejkalim shpejtësie vetëm për 5 orë. Ky është bilanci i aksionit të sotëm policor në Tetovë dhe Gostivar. Aksioni me radar për matjen e shpejtësisë është zhvilluar prej orë 10 paradite deri në orën 15 pasdite, përcjell Klan Macedonia.

Sipas SPB – Tetovë, 96 dënime janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie jashtë vendbanimeve, ndërsa 65 për tejkalim shpejtësie brenda vendeve të banuara.

“Kundër të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba adekuate monetare dhe masa mbrojtëse, në varësi të madhësisë së shkeljes, përkatësisht me pezullim të përkohshëm të lejeve të drejtimit nga tre muaj në një vit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga SPB Tetovë apelojnë tek drejtuesit e automjeteve që të përshtasin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht të gjitha shenjat, rregullat dhe rregulloret e vlefshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat