Nesër fillon dezinsektimi në Komunën e Gostivarit

Gostivari

Nesër fillon dezinsektimi në Komunën e Gostivarit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Komuna e Gostivarit sonte pas mesnatës do të realizojë dezinsektimin e parë nga toka në territorin e komunës për zhdukjen e mushkonjave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektmi do të kryhet pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Për dezinesktim do të përdoret preparati KULFAK 50 EC i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50ml/Il.

Nga komuna e Gostivarit u bëjnë thirrje bletarëve që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat