Gostivar, automjeti godet një vajzë dhe arratiset nga vendngjarja

Gostivari

Gostivar, automjeti godet një vajzë dhe arratiset nga vendngjarja

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në ora 21:25 në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, një automjet ka goditur një të mitur dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

Sipas policisë, e mitura është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publik.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat