Policia arreston një pedofil në Gostivar

Gostivari

Policia arreston një pedofil në Gostivar

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 10:00 në rrugën “Svetozat Pepovski” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 31 vjeçarin A.N.

Ai dyshohet se më 26 qershor ka përdhunuar një të mitur, familjare të bashkëshortes së saj”, thuhet në raportin policor.

Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor në Gostivar.

“Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat