A i duhet Kastriotit e Prishtinës një Bellma Bebë?

Hendboll

A i duhet Kastriotit e Prishtinës një Bellma Bebë?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:08
A i duhet Kastriotit e Prishtinës një Bellma Bebë?

Kastrioti i Ferizajt, klub me renome, nga edicioni 2014-2015, vuan për titull dhe për Kupë të Kosovës, ndërsa Prishtina po ashtu klub me renome, nga edicioni 2016-17 nuk ka fituar asgjë. 

Prishtina kampion dhe fitues i Kupës doli në viti 2016-17.

Si Kastrioti si Prishtina, dolën kampione dhe fitues të Kupës, në kohën kur e kishin në petkun e tyre shqiptaren nga Gostivari, hendbollisten e spikatur Bellma Beba. 

Kur Kastriotit iu largu Bellma Beba, nuk pa trofe që 6-7 vite.

Po ashtu edhe Prishtina kur mbetet pa Bellma Beba, nuk shijuan trofe që 4-5 vite.

Bellma Beba në KH Kastrioti e ka pasur pagën 800 euro, në KHF Prishtina nuk ka informata të sakta se sa është paguar.

Dy klube me renome po vuajnë për trofe apo po dominohen nga Istogu e Vushtrria sa i përket trofeve në vitet e fundit.

Prishtina sot është dashtë të jetë një akademi e hendbollit, të ketë edhe ekipin e dytë me Prishtina B por nuk e ka.

Interesant është  fakti se Prishtina nuk ka ekip B e as Kastrioti, mrekullisht e ka Ferizaj ekipin B, një klub që mbahet nga një individ siç është ish hendbollisti Xhavit Morina.

Fakti interesant është se këto klube shënuan sukseset të mëdha në kohën e Bellma Bebës, e cila sot po luan në Bundesliga III në ekipin Wurm – Mitte. 

Bellma ishte figura kryesore sa ishte pjesë e këtyre ekipeve. Po ta kishin edhe sot Bellma Bebën sigurisht se do të ishte një tjetër këngë në këto ekipe. Beba ka qenë lidere e lojës, ka ditur në momentet e caktuara edhe të aktron edhe ta fitoi lojën.

Për dallim nga Kastrioti që pati një edicion dështues të vitit 2020-2021, mbetet jashtë play-off-it, Prishtina mori pjesë në garat evropiane por ajo që habiti të gjithë, një klub aq i madh,  nuk kishte trajner të licencuar dhe nga zori e morën Vlora Jashari për dy ndeshje me Vardarin duke pësuar dy humbje dhe u eliminuan nga një ekip i nivelit nën mesatare. Vlora Jashari nuk shkoi pa u paguar në ato ndeshje por nuk ua solli mrekullinë.

Duket se Prishtina ka marrë një mësim, se pa trajner të licencuar harroje Evropën ose nëse vazhdon kështu, prapë duhet të marrë trajner huazim për dy ndeshje, që nuk është panoramë e mirë për këtë komunitet të hendbollit.

Sille nga ta sillesh, Kastriotit edhe Prishtinës i duhet një Bellma Bebë, që të luftojnë për trofe.

Për dallim nga Kastrioti që e përfundon vjeshtën me bilanc zhgënjye, në vend të pestë me 13 pikë, Prishtina është më mirë, e dyta me 20 pikë por jo edhe ta kalojë Istogun, një klub që 17 vite është themeluar nga Faruk Shala, që po del profesor për këto klube me renome, të paktën në këto vitet e fundit, pa e lënë anash edhe trajnerin e  Vushtrrisë Arben Parduzin.

Kastrioti e Prishtina, duhet të marrin si model edhe Vushtrrinë, që edhe me gjysmë ekipi dijnë të bëhen kampione, se luftojnë me zemër në fushë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat