Diçka po zihet brenda Kombëtares së Kosovës!

Hendboll

Diçka po zihet brenda Kombëtares së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:47
Diçka po zihet brenda Kombëtares së Kosovës!

Ka kohë që flitet e përflitet për disa probleme që po ndodhin brenda Kombëtares së Kosovë në hendboll (meshkujt)! 

Edhe nga burimet e afërta me Kombëtaren e Kosovës, thonë se ka disa pakënaqësi tek disa hendbollistë dhe mungon angazhimi deri në pikën e fundit. 

Cilat janë problemet që po zihen brenda Kombëtares së Kosovës? A janë probleme të vogla apo të mëdha, një ditë do të dihen! Nëse mundohen që problemet të mbahen të fshehura, ky është gabimi më i madh nga kampi i Kombëtares!

Disiplina në lojë nuk është në nivelin e duhur dhe kjo ka ndikuar që sot të kemi edhe humbjen e tretë nga katër ndeshje në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Kosova është në fund të renditjes me 1 pikë në Grupin 1, duke mbetur pas Greqisë me 8 pikë, Turqisë me 4 e Belgjikës me 3. 

A ka probleme brenda taborit të Kombëtares së Kosovës, më së miri e di selektori Bujar Qerimi por edhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

E para, Kosova i ka të gjitha humbjet me rezultat të ngushta, 25:23 nga Turqia, dy humbje nga Greqia me 21:20 e 26:25 dhe barazim 28:28 me Belgjikën.  

Burimet e afërta me Kombëtare, thonë se dy ose tre lojtarë po neglizhojnë (“bojkotojnë”), nëse është kjo e vërtetë, a duhet të këtë masa ndëshkuese?

Kombëtarja është e shenjtë dhe nuk ka lojë me fanellë! Bujar Qerimi e di më së miri, po neglizhohet ose jo, nëse po, ai duhet të veprojë, ndryshe heshtja nuk i bën mirë askujt aty, sepse një ditë dalin në sipërfaqe të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat