Dramë në Hasselt, po të luante Kosova sikur në 20 minutat e fundit!

Hendboll

Dramë në Hasselt, po të luante Kosova sikur në 20 minutat e fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2022 Në ora: 21:40
Dramë në Hasselt, po të luante Kosova sikur në 20 minutat e fundit!

Kombëtarja e Kosovës pëson goditje të rëndë në palestrën “Sporthal Alverberg” në Hasselt të Belgjikës.

Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 33:29 (18:12) ndaj Kosovës, në ndeshjen e xhiros së fundit (6-të) të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Kosova eliminohet, ndërsa Belgjika shpreson në humbjen e Turqisë nga Greqia dhe të kualifikohen në rrethin tjetër.   

Belgët e filluan mirë ballafaqimin, duke avancuar me 2:0, 3:1, 10:5 në minutën e 18-të, duke e përmbyllur me 6 gola dallim (18:12) në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, në minutën e 37-të, Belgjika thellon epërsinë në dhjetë gola (23:13).

Djelmoshat tanë nuk u dorëzuan, në një seri 0:5 zvogëluan rezultatin në 23:18 në minutën e 42-të.

Në minutën e 46-të, Kosova ngushton rezultatin në 26:22.  

Lojë me vetëmohim e djelmoshave tanë, këndellen në minutat e fundit, duke e ngushtuar rezultatin në 26:24 në minutën e 48-të.

Në minutën e 51-të, dramë në Hasselt rezultati ngushtohet në një gol (26:25).

Minutat e fundit, një finale e vërtetë mes dy Kombëtareve. Emocione të pafundme qoftë të njëra Kombëtare apo pala tjetër..

Dardanët nuk e mbajtën ritmin, Belgjika shkëputet në epërsi me 4 gola (29:25). 

Në minutën e 58-të, shuhen të gjitha shpresat për Kosovën, 31:26 dhe belgët fitojnë takimin me rezultat 33:29. 

Po të luante Kosova sikur në 20 minutat e fundit, gjërat do të ishin ndryshe! Bujar Qerimi, selektor i Kombëtares së Kosovës, me djelmoshat e tij kthehet duarthatë nga Hasselti

Hendbollisti Serge Spooren ka qenë enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen tonë, duke shënuar 8 gola, pastaj  Pierre Brixhe e Yves Van Cosen, secili shënuan nga 5 gola.

Në radhët e Kombëtares së Kosovës, u dalluan vëllezërit Drenit e Drilon Tahirukaj, duke shënuar 8 përkatësisht 6 gola.

Greqia është kampion i grupit 1 me 10 pikë (një ndeshje me pak), pasojnë Belgjika 5, Turqia 4 (një ndeshje me pak) dhe Kosova në fund me 3 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat