Egzon Gjuka e Burneta Rama më të mirët e vitit

Hendboll

Egzon Gjuka e Burneta Rama më të mirët e vitit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:33
Egzon Gjuka pranon çmimin nga Eugen Saraçini, president i FHK-së

Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur sot më të mirët e vitit 2021.

Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” është mbajtur në Hotel International Prishtina, duke respektuar masat në fuqi.  Fillimisht presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka mbajtur një fjalim rasti, në të cilin ka folur për të arriturat e FHK-së gjatë vitit të kaluar. Viti 2021 është vlerësuar i suksesshëm për hendbollin kosovar, përkundër sfidave që ka paraqitur pandemia.

Hendbollistët më të mirë të vitit 2021 janë shpallur Egzon Gjuka dhe Burneta Rama. Përzgjedhja është bërë me votat e trajnerëve të skuadrave të Superligës.

Image

Egzon Gjuka

Gjuka me Besa Famgas ka fituar të gjithë trofetë në hendbollin kosovar, ndërsa është paraqitur me plot sukses edhe në Kupën Evropiane. Qendra pejane ishte pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Kosovës që  kishte një vit të suksesshëm.

Burneta Rama me Vushtrrinë e ka fituar titullin e kampionit. Rama për kohë të gjatë është lidere e Vushtrrisë, që vazhdimisht është prej skuadrave kryesore në vend.

Kapiteni Valon Dedaj është shpallur hendbollisti më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2021. Hendbollistja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për herën e dytë rresht u shpall Marigona Hajdari.

Shtatëshen më të mirë te hendbollistët e përbëjnë: Mursel Mehmeti (Besa Famgas – portier), Lulzim Shabani (Prishtina – alo e majtë), Festim Mustafa (Kastrioti – fundor i majtë), Egzon Gjuka (Besa Famgas – qendër), Kastriot Jupa (Besa Famgas – lojtar i vijës), Arbios Mushkolaj (Besa Famgas – fundor i djathtë), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas/Deçani – alo e djathtë). Rron Ramadani i Prishtinës është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Festim Mustafa me 250 gola është golashënuesi më i mirë i vitit 2021.

Besa Famgas është klubi më i suksesshëm për vitin 2021, ndërsa i takoi mirënjohje edhe për suksesin e arritur në Kupën Evropiane.

Te hendbollistet shtatëshen më të mirë të Superligës e përbëjnë: Njomza Kelmendi (Vushtrria – portiere), Albina Rugova (Istogu – alo e majtë), Burneta Rama (Vushtrria – fundore e majtë), Pranvera Ferataj (Istogu – qendër), Shqipe Tahiri (Vushtrria – lojtare e vijës), Albulena Kelmendi (Ferizaj – fundore e djathtë), Mimoza Sefedini (Ferizaj – alo e djathtë).

Alma Nivokazi e Prishtinës është shpallur hendbollistja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Argoneta Goqi e Shqiponjës me 290 gola është golashënuesja më e mirë.

KHF Vushtrria është shpallur klubi më i suksesshëm i vitit te hendbollistet.

KH Vëllaznimi u shpall klubi më i suksesshëm i vitit te juniorët, KH Prishtina te kadetët, ndërsa Besa Famgas te pionierët. KHF Istogu është klubi më i mirë te kadetet, ndërsa KHF Vëllaznimi te pionieret.

Më poshtë paraqesim edhe çmimet e tjera:

Post Mortum

Shani Brahushi

Valmir Meholli

Ylber Zaskoku

Bedri Hajzeraj

Fahri Buçinca

Mirënjohje për kontributin e dhënë në informim

SHGSK, RTV 21, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca (Bota Sot), ATV, RTK, RTV Dukagjini, Kanal 10

Mirënjohje për avancimin e hendbollit dhe bashkëpunimin me FHK-në

MKRS (Departamenti i Sportit), Komiteti Olimpik i Kosovës, Neptun, Gorenje, KEP, Illyria, Hotel International

Mirënjohje për Vepër Jetësore

Xhemail Kasumi

Haki Baftiu

Ahmet Baliqi

Zijavere Salihu – Loshi

Ahmet Hysenaj

Hendbollistet më të mira (kadetet)

Selvije Mollakadrija (Vëllaznimi)

Bora Zejnullahu (Vëllaznimi)

Doresa Rugova (Istogu)

Arona Krasniqi (Prishtina)

Agnesa Hysa (Vushtrria)

Mirjeta Dinolli (Ferizaj)

Arjeta Imeri (Jusuf Gërvalla)

Hendbollistët më të mirë (kadetët)

Olsi Muja (Besa Famgas)

Gent Bajrami (Deçani)

Luigj Kolaj (Vëllaznimi)

Elion Goqi (Zhegra)

Agon Bytyqi (Kastrioti)

Lum Xhemaili (Prishtina)

Granit Kadiri (Rahoveci)

Punëtor Sportiv

Afrim Deliu (Rahoveci)

Muhamet Selmani (Llapi)

Besim Shala (Trepça)

Mirënjohje për përfaqësim në arenën ndërkombëtare

Fahredin Hashani

Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku

Ilir Bytyqi – Syart  Kasapi

Besfort Jahja – Sherif Xhema

Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi

Gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2021

Genc Bujupi – Getoar Bujupi

Trajneri më i suksesshëm i vitit 2021

Arben Muqolli (Besa Famgas)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat