A po e djeg Kastriotin Verim Zherka dhe a do të lërë “lakuriq”?

Hendboll

A po e djeg Kastriotin Verim Zherka dhe a do të lërë “lakuriq”?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:25
Verim Zherka

Nuk thonë koti, kush e ka lekun e ka byrekun, kështu është edhe me klubet.

Prishtina e ka lekun dhe sërish ia merr një hendbollist Kastriotit të Ferizajt.

Është fjala për Aldi Rudarin, që sot firmosi me Prishtinën.  

A po e djeg Kastriotin Verim Zherka dhe a do t'i lërë “lakuriq” sa i përket fondit të lojtarëve?

Zherka gjithmonë vepron në heshtje, godet kur më së paku pritet!

Kastrioti duket se po e ndjen presionin e Zherkës!  

A ka gjasa që Zherka t’i marrë edhe dy lojtarë tjerë të lirë? Nuk ka asnjë informacion por Prishna e kryetarit Edi Kolgeci, po tregohet një mace e zezë për ferizajasit, duke i goditur mu në “zemër”.

Pas largimit të Rudarit, edhe këta lojtarë janë të lirë të Kastriotit, si Liridon Esati, Hamdi Salihu, Beni Sula dhe Jeton Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat