Favoritët pa telashe në ndeshjet për Kupë

Hendboll

Favoritët pa telashe në ndeshjet për Kupë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 10:56
Favoritët pa telashe në ndeshjet për Kupë

Të mërkurën e të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Skuadrat favorite nuk kanë hasur në telashe për të kaluar në raundin e dytë.

Te hendbollistët, fituesja në fuqi e Kupës së Republikës së Kosovës, Besa Famgas e ka mposhtur Istogun me rezultatin 30:12.

Prishtina fitoi ndaj Lepencit (52:34), Kastrioti ndaj Dritës (40:24), Trepça ndaj Samadrexhës (39:26), Deçani ndaj Prizrenit (40:27), Vushtrria ndaj Llapit (36:25), Rahoveci ndaj Ulpianës (46:21) dhe Vëllaznimi ndaj Vjosës (44:30).

Te hendbollistet, fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, e kaloi Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat 32:24. Vushtrria e mposhti KEK-un me rezultat 48:22, ndërsa fitore shënuan edhe Prishtina ndaj Samadrexhës (28:26), Kastrioti ndaj Ulpianës (38:29),

Shqiponja ndaj Vjosës (44:17), Vëllaznimi ndaj CLICK-ut (44:15). Tutje ka kaluar edhe Ferizaj, derisa të premten është ndeshja e fundit mes Jusuf Gërvallës dhe Llapushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat