Kosova përballet me Nigerinë, kërkon biletën për në Kampionatin Botëror

Hendboll

Kosova përballet me Nigerinë, kërkon biletën për në Kampionatin Botëror

Më: 2 mars 2024 Në ora: 22:14
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës janë të përkushtuara që nga Uzbekistani të kthehen si fituese të mëdha.

Të dielën prej orës 10:00, Kombëtarja jonë e të rejave luan me Nigerinë në Tashkent, në finale të IHF Trophy Intercontinental.

Kjo gjeneratë ka rastin të shkruaj histori, përkatësisht të kualifikohet në Kampionatin Botëror që në muajin gusht mbahet në Kinë.

"Për kualifikim në Botëror, Kosovës U18 i duhet fitorja ndaj Nigerisë.

Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror.

Këtë e kanë arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë.

Edhe ai sukses historik ishte arritur përmes IHF Trophy.

Kombëtarja jonë U18 ka fituar tri ndeshjet e deritashme në IHF Trophy Intercontinental dhe të dielën e synon të katërtën.

Do të ishte një fitore me vlerë të shumëfishtë", - njofton Federata e Hendbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat