Fitorja e nëntë për Prishtinën

Hendboll

Fitorja e nëntë për Prishtinën

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:49
Pamje nga një ndeshje

Prishtina e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën pasdite, në kuadër të xhiros së 18-të, Prishtina ishte nikoqire e Deçanit dhe fitoi me rezultat 45:32.

Pas minutës së 15-të prishtinasit nisën shkëputjen në rezultat, ndërsa pjesa e parë përfundoi 24:18. Në pjesën e dytë epërsia e skuadrës vendase ishte vazhdimisht e lartë.

Albi Gjuka i shënoi nëntë gola për Prishtinën, ndërsa nga tetë i kishin Mërgim Ademi e Oltion Beshiri.

Te Deçani më efikasi ishte Valmir Selmanaj me dhjetë gola. Gjashtë i realizoi Ardrin Dobraj.

Prishtina mbetet në vendin e pestë, por tani i ka 18 pikë. Deçani në vendin e gjashtë i ka gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat