Historike, Kosova siguron biletën për në Kampionatin Botëror

Hendboll

Historike, Kosova siguron biletën për në Kampionatin Botëror

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:26
Kosova U18

Historike, Kosova U18 siguron biletën për në Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. 

Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror.

Këtë e kanë arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë.

Edhe ai sukses historik ishte arritur përmes IHF Trophy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat