Daulina Osmani: Çikat tona me kualifikim historik për në botëror

Hendboll

Daulina Osmani: Çikat tona me kualifikim historik për në botëror

Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:27
Kosova

Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, e ka përgëzuar kombëtaren e Kosovës U18 në hendboll, që siguruan biletën për në Kampionatin Botëror. 

“Çikat tona me kualifikim historik për në botëror.

Hendbollistet tona në U-18 bëhen kampione të garës ‘IHF Trophy Intercontinental’, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. 

Me këtë fitore, ato u kualifikuan në Kampionatin Botëror 2024 që zhvillohet gjatë muajit gusht. 

Urime hendbollisteve dhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Shumë suksese tutje”, ka uruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat