Ismet Krasniqi: Suksesi i sotëm dëshmon ngritjen e kombëtareve tona 

Hendboll

Ismet Krasniqi: Suksesi i sotëm dëshmon ngritjen e kombëtareve tona 

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:33
Kosova

Kosova U18 është kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Ky është sukses i madh për hendbollin dhe Kosovën.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka përgëzuar vashat për këtë sukses.

“Vajzat tona të hendbollit U-18, na bënë krenarë, duke u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Botëror, pas triumfit në garën "IHF Trophy Intercontinental".

Suksesi i sotëm dëshmon ngritjen e kombëtareve tona me grupmosha të reja, të cilat dëshmuan potencialin e tyre për të ardhme të ndritshme.

Përgëzime gjithë atyre që u përkujdesën për këtë arritje, e veçanërisht drejtuesve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, në krye me kryetarin Eugen Saraqini, nën udhëheqjen e të cilit edhe djemtë e Kosovës U21 kishin shijuar kualifikimin në Botëror”, ka uruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat