​Vashat U18 sigurojnë botërorin në Kinë, Saraçini: Historia sërish shkruhet me hendboll

Hendboll

​Vashat U18 sigurojnë botërorin në Kinë, Saraçini: Historia sërish shkruhet me hendboll

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:19
​Vashat U18 sigurojnë botërorin në Kinë, Saraçini: Historia serish shkruhet me hendboll

Nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Eugen Saraçini ka përshëndetur suksesin e madh të hendbollisteve kosovare në kualifikimet për botërorin në Kinë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.

“Edhe një herë historia shkruhet me hendboll. Vashat U18 do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror që do të mbahet sivjet në Kinë. Urime, urime vashave fantastike, urime trajnereve Ferati e Basha. Urime Kosovë”, ka shkruar Saraçini në Facebook.

Ndryshe, vashat kosovare u bënë kampione në garën “IHF Trophy Intercontinental” në Tashkent të Uzbekistanit, pasi në finale mposhtën Nigerinë me rezultat 22:16.

Kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në botëror, pas djemve, po ashtu të hendbollit U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat