​Kurti përgëzon vashat e Kosovës për kualifikimin në botërorin e hendbollit

Hendboll

​Kurti përgëzon vashat e Kosovës për kualifikimin në botërorin e hendbollit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur kualifikimin e hendbollisteve të Kosovës U18 në botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.

Ai në një postim në Instagram ka thënë se me këtë vashat kosovare arritën një sukses historik në sportin e vendit tonë.

“Kosova në botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan.

Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti.

Ndryshe, në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova mposhti Nigerinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat