Rahoveci fiton derbin e çmendur ndaj Besa Famgas 

Hendboll

Rahoveci fiton derbin e çmendur ndaj Besa Famgas 

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 27:26 (17:13) ndaj Rahovecit, në derbin e madh të javës së 18-të.  

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka vazhdojnë serinë fantastike në Superligën e Kosovës në hendboll, 18 ndeshje po aq fitore apo me statistikë qind për qindtë.

Pjesa e parë i takoi Rahovecit, ka udhëhequr edhe me pesë gola epërsi.

Rahoveci ka treguar lojë të mirë në 30 minutat e parë duke shkuar në pushim me 4 gola epërsi (176.13) ndaj Besa Famgas.

Pjesa e dytë ishte me një dinamikë tjetër, për faktin se udhëtuesit treguan lojë më të mirë.

Në minutën e 42-të rezultati ngushtohet në 20:19 dhe më pas u barazua 20:20 (43’).

Kampioni në fuqi ka kaluar në epërsi për herë të parë (21:22) në minutën e 49-të, duke shtuar atë në dy gola (21:23). 

Vendasit shënuan në seri 3:0 dhe kaluan sërish në epërsi me 24:23 dhe finishi ishte dramë në vete.

Rahoveci ngadhënjeu me një gol dallim (27:26) ndaj Besës.

Rahoveci fiton derbin e çmendur ndaj Besa Famgas, duke treguar se është skuadra më e mirë në elitë.

Pos Currit u dallua edhe portieri tjetër i Rahovecit, Arti Luzha. Më efikasi ishte spanjolli Alonso me tetë gola.

Nga katër i kishin Jeton Bislimi, Mali Luzha e Igor Radojeviq. Në momentet vendimtare me tri gola rresht te Rahoveci u shqua Florian Rexha.

Edhe te Besa Famgas më i dalluari ishte portieri Mursel Memeti. Nga pesë gola i shënuan Nikola Prce e Olsi Mulaj, ndërsa katër i kishte Antonio Vozila.

Rahoveci kryeson me 36 pikë e Besa është në vend të dytë me 28 sosh (14 fitore e 4 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat