​Hendboll/ Vashat e Kosovës U18 me synime të larta për Kampionatin Botëror

Hendboll

​Hendboll/ Vashat e Kosovës U18 me synime të larta për Kampionatin Botëror

Më: 4 mars 2024 Në ora: 12:47
​Hendboll/ Vashat e Kosovës U18 me synime të larta për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka shënuar një sukses historik. Ato kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet këtë vit në Kinë Kjo është hera e parë që kjo gjeneratë arrin të kualifikohet në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm të hendbollit në botë.

Një sukses i tillë a kë bërë shumë të lumtur trajnerin e kësaj kombëtareje, Mitat Ferati i cili në konferencë për media ka thënë se pas kualifikimit, ata synojnë paraqitje sa më dinjitoze në këtë kampionat.

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj historie që kanë shkruar vajzat tona, mirëpo kjo histori besoj që nuk përfundon këtu. Ne do të mundohemi me të gjitha forcat tona dhe angazhimin tonë që në Kinë ku e përfaqësojmë Kosovën që të jemi kundërshtar sa më i dinjitetshëm për çdo ekip që do ta kemi në grup...Fal angazhimit të pashoq të lojtarëve dhe stafit ndihmës timin kemi arritur një qëllim historik që ta përfaqësojmë Kosovën në këtë kampionat botëror. Unë jam krenar që vashat tona kanë qenë një kundërshtar i dinjitetshëm atje dhe e kanë përfaqësuar Kosovën shumë dinjitetshëm”, tha Ferati.

Për kapitenen e skuadrës, Sara Gjergjaj, puna e vështirë fillon tani. Ajo ka thënë se duhet nisur punën menjëherë në mënyrë që në Botërorin e Kinës Kosova ta paraqitet sa në fuqishme përballë kundërshtarëve.

“Ne vetëm po duam të japim sa më shumë që të mundemi. E dimë vet se jemi pak se hendbolli që është në Kinë është më i fortë se sa që e kishim në këtë turne, është hendbolli i Evropës, hendbolli më i miri, por prapë se prapë do të ushtrojmë sa më shumë sepse do të jemi në Kinë dhe të japim sa më shumë që mundemi dhe ta luajmë lojën sikur dimë”, nënvizoi Gjergjaj.

I kënaqur me suksesin e vashave të Kosovës U18 u shpreh edhe presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.

Kampionati Botëror i Hendbollit do të mbahet në Sugju të Republikës Popullore të Kinës nga 14 deri më 25 gusht të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat