Vedat Muriqi i uron vashat e Kosovës për kualifikimin historik në Botëror

Hendboll

Vedat Muriqi i uron vashat e Kosovës për kualifikimin historik në Botëror

Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:34
Vedat Muriqi

Kombëtarja u18 e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e vajzave arriti suksese historik duke u kualifikuar në Kampionat Botëror.

Kjo bëri që i madh e i vogël në Kosovë dhe në shqiptari në përgjithësi të festonte me këtë sukses të “Dardaneve të reja”.

E njëri prej atyre që iu gëzua këtij suksesi të hendbollisteve të reja ishte edhe Vedat Muriqi.

Ylli i Kombëtares së Kosovës madje e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i përgëzuar vashat tona për suksesin e arritur.

“Krenar me ju”, ka shkruar futbollisti i Mallorcës në postimin e tij në Instastory, ku shihet ekipi kosovar duke festuar pasi triumfoi në “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit, si dhe një flamur i Kosovës dhe një zemër.

Kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore e siguron pjesëmarrjen në Kampionat Botëror, pas djemve të Kosovës U-21, po ashtu në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat