KHF Kastrioti nderon lojtaren që me kombëtaren e Kosovës e siguruan biletën për në Kampionatin Botëror 

Hendboll

KHF Kastrioti nderon lojtaren që me kombëtaren e Kosovës e siguruan biletën për në Kampionatin Botëror 

Nga: K.Goca Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:56
Pamje nga nderimi i Bulza Maksutit nga KHF Kastrioti

Hendbollistet së talentuar ferizajase, Bulza Maksutit, iu bë një pritje madhështore në klubin Kastriotit të Ferizajt.   

Ferizajaset e nderuan me portretin e saj, duke përgëzuar për suksesin e madh me kombëtaren e Kosovës U18, e cila është kualifikuar në Kampionatin Botëror, që mbahet gjatë verës në Kinën e largët.

Bulza luan në pozitën e alos. 

Lirie Muhaxheri, kryetrajnere e Kastriotit, ka fjalë miradije për Bulzën, për suksesin që shënuan me kombëtare.

“Jemi krenare që kemi një lojtare si Bulza në kombëtare të Kosovës U18.

Urojmë Bulzën, urojmë kombëtaren e Kosovës për kualifikimin historik.

Ky sukses i kombëtares është një frymëzim për të gjitha vashat e reja që merren me hendboll në Kosovë.

Ky sukses që ka arritur Bulza me kombëtare ka rritur edhe më shumë motivin në klub, për punë e angazhim natyrisht për të arritur suksese edhe ne si klub në garat e Kosovës”, thotë Muhaxheri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat