Edhe një lajm i keq për hendbollin e Kosovës.
Pas Vëllaznimit të Gjakovës, edhe Vushtrria ka ndërmarrë një veprim të pakëndshëm, tërhiqet nga garat si klub duke iu referuar faqes zyrtare.
“Të nderuar lojtarë të klubit, ju që nuk lejuat asnjëherë që klubi ynë të shuhet.
Të nderuar sportdashës, me keqardhje ju informojmë se nga sot klubi më i suksesshëm i qytetit tonë, KH Vushtrria (M) largohet zyrtarisht nga garat për arsye financiare.
I pamundur është mundi i vetëm një individi, me lojtarë të ri, që të provoj të mbijetoj sepse klubi nuk ka pasur as edhe një ndihmë financiare për të vazhduar garat.
Le të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që e braktisën klubin dhe e dërguan në shuarje, e rininë e lanë të sillet rrugëve.
Me keqardhje të madhe”, njofton KH Vushtrria.