Superliga e hendbollisteve vazhdon me derbi të madh

Hendboll

Superliga e hendbollisteve vazhdon me derbi të madh

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:46
Istogu

Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Edicioni pranveror nuk ka nisur deri më tani për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Kombëtareve U18 dhe U16.

Në radhë është xhiroja e 12-të kampionale, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i madh mes Istogut dhe Samadrexhës.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 18:00 në Banjë.

Bëhet fjalë për dy prej skuadrave të organizuara mirë, që synojnë trofe këtë edicion. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në fondin e lojtareve dhe pritet të jenë edhe më të forta në vijim të kampionatit. Kampioni aktual, Istogu, është i dyti në tabelë me 20 pikë.

Samadrexha është e treta me 18 pikë.

Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë.

Të dielën janë edhe ndeshjet Ulpiana – Kastrioti (14:00) dhe Vushtrria – Shqiponja (16:00).

Të shtunën është takimi mes Prishtinës dhe Jusuf Gërvallës, që fillon në ora 16:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat