Në fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Hendboll

Në fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja

Të shtunën është një ndeshje, ndërsa të dielën tri të tjera, në kuadër të xhiros së dhjetë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Me ndeshjet e xhiros së dhjetë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë.

Të shtunën është ndeshja mes Vjosës dhe Dritës. Fillon në ora 19:00.

Të dielën janë takimet Lepenci – Dukagjini (18:00), Prizreni – Llapi (15:00), Istogu – Drenica (14:00).

Ndeshja mes Ulpianës dhe Samadrexhës zhvillohet më vonë.

Në Ligën e Parë udhëheq Samadrexha me 18 pikë. Llapi i ka 16 e Vjosa 14. Pasojnë Prizreni e Drita me nga dhjetë pikë, Lepenci me nëntë, Istogu me gjashtë, Drenica me katër. Në fund të tabelës janë Ulpiana e Dukagjini.

Në fundjavë fillon stinori pranveror edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve. Po ashtu është xhiroja e dhjetë. Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Besa (17:00), Trepça – Dukagjini (11:00), KEK-u – Llapusha (19:00). Dy ndeshjet e së dielës janë: CLICK – Verona (11:00), Drita – Prizreni (13:00).

Vjosa udhëheq në tabelë me 16 pikë, ndërsa Verona është e dyta me 15. Pason Dukagjini me 14 pikë, Besa me 13 e Prizreni me 12 pikë. KEK-u, CLICK, Drita, Trepça e Llapusha janë në pjesën e dytë të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat