Rahoveci e pret Trepçën

Hendboll

Rahoveci e pret Trepçën

Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:00
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, e pret Trepçën e Mitrovicës, nga ora 19:00.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

“Vreshtarët” synojnë fitoren e 20-të rresht, ndërsa mitrovicasit do të bëjnë përpjekje për rezistencë, ndonëse me fond të limituar lojtarësh.

Trepça është e treta me 24 pikë, ndërsa Rahoveci udhëheq me 38 pikë.

Kastrioti – Vëllaznimi (19:00) dhe Vushtrria – Deçani (20:00) janë dy ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën.

Xhiroja e 20-të mbyllet të hënën me takimin mes Prishtinës dhe Besa Famgasit.

Kjo ndeshje luhet prej orës 20:00.
Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 30 pikë. Prishtina renditet e pesta me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat