Kastrioti bindshëm

Hendboll

Kastrioti bindshëm

Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:33
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, me rezultatin 48:22. 

Festim Mustafa i kishte 7 gola për Kastriotin, sa edhe Beni Sula. Luigj Kolaj e Ardi Halili i realizuan nga 8 gola për ekipin gjakovar.

Kastrioti renditet në vend të katërt me 24 pikë e Vëllaznimi në të fundit me 4 pikë pas javës së 20 në elitën e hendbollit të Kosovës.

Fitore bindëse shënoi edhe Vushtrria ndaj Deçanit, 37:19.

Fitim Klinaku i realizoi 10 gola për vushtrriasit, ndërsa shtatë i kishte Egzon Ademi.

Te Deçani, Albilon Loshaj i kishte 6 gola, kurse nga 5 i kishin Aldijon Cacaj e Valmir Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat