Jo serioziteti i hendbollit të Kosovës?

Hendboll

Jo serioziteti i hendbollit të Kosovës?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 mars 2024 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Vëllaznimi i Gjakovës dhe Vushtrria u tërhoqën dhe u rikthyen në garat e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

E mira është që janë rikthyer, Vëlllaznmi brenda javës dhe Vushtrria brenda 24 orëve!

Por hendbolli si duket nuk e ka seriozitetin si ligë garuese!

E para, secili klub para se të dalin me një komunikatë para opinionit, duhet mirë që të mendojnë sepse nuk po tërhiqet individi e po rikthehet individi, por është fjala për klube me traditë!

Urojë që në të ardhmen mos të kemi kësi aventura apo driblime, për faktin se edhe klube tjera mund të marrim si model, tërhiqen një e dy javë e rikthehen!

Nesër këtë veprim mund të bëjnë Prishtina, Trepça, Deçani dhe çfarë kuptimi ka më? 

Individi tërhiqet i bie pishman edhe rikthehet, por klubi ka strukturë, ka kryesi dhe veprime të tilla, po e bëjnë

hendbollin një sport me traditë të madhe, që të shndërrohet në një sport jo seriozë. 

Prandaj, kësisoj hendbolli po shndërrohen në një sport cirku dhe po e humbasin besueshmërinë aq më keq që janë të dytë në kategorizim në nivel të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat