Vushtrria fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 28:24 në ndeshjen e elitës së hendbollit të Kosovës.
Burneta Rama i kishte nëntë gola për Vushtrrinë, ndërsa nga pesë i shënuan Gentiana Basholli e Agnesa Hysa. Alma Nivokazi i kishte tetë gola për Shqiponjën e Gjakovës, derisa pesë i shënoi Ghabriell Rosa Silva.
Vushtrria është e katërta me 14 pikë, ndërsa Shqiponja e pesta me 12.
Pra ndeshja ishte me peshë të madhe.