Besa e fiton për një gol derbin me Prishtinën

Hendboll

Besa e fiton për një gol derbin me Prishtinën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:08
Besa

Kampionia aktuale, Besa Famgas, ka fituar edhe dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të hënën mbrëma në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultatin e ngushtë, 35:34. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 20-të të kampionatit të Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisi Prishtina që kaloi në epërsi 5:2. Më pas në avantazh kaluan pejanët. Deri në fund të pjesës së parë mbajtën epërsi prej dy-tri golave.

Pjesa e dytë vazhdoi thuajse njëjtë. Besa ishte para në rezultat me tri e katër gola, ndërsa Prishtina nuk ndali përpjekjet për t’u afruar dhe për të barazuar.

Në minutën e 59-të ia doli të barazoi rezultatin në 33:33 me golin e kapitenit Oltion Beshiri. P

o në minutën e 59-të, Igor Chiesliov shënoi për epërsinë 34:33 për Besën. Jon Vokshi shënoi për 35:33, ndërsa 12 sekonda para fundit Beshiri shënoi gol tjetër për rezultatin përfundimtar 35:34 në të mirë të Besa Famgas.

Antonio Vozila i shënoi 11 gola për Besën. Marin Mariq i kishte gjashtë, ndërsa Chiesliov e Vokshi i kishin nga pesë gola.

Te Prishtina, 14 gola i kishte Albi Gjuka. 6 i realizoi Beshiri, ndërsa nga katër i kishin Petrit Prekazi e Enis Kuleta.
Besa Famgas është e dyta me 32 pikë. Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 18 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat