KH Vëllaznimi në kaos: Pas takimit në Kuvendin Komunal, nuk gjetëm ndonjë zgjidhje

Hendboll

KH Vëllaznimi në kaos: Pas takimit në Kuvendin Komunal, nuk gjetëm ndonjë zgjidhje

Nga: K. G. Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:23
KH Vëllaznimi

KH Vëllaznimi në kaos: Pas takimit në Kuvendin Komunal, nuk gjetëm ndonjë zgjidhje 

Vëllaznimi është në kaos! Ekzistenca e klubit gjakovar varet nga mjetet financiare. 

Para pak ditësh u tërhoqën nga garat por u rikthyen sërish në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).

Kjo nuk garanton asgjë sepse nëse nuk gjejnë mjete klubi do t’i vihet dryni.

Gjakovarët dalin me një komunikatë interesante.

“Të nderuar dashamirë dhe tifozeri të klubit të hendbollit Vëllaznimi po ndajmë me ju një propozim. .

Mbas përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes afatshkurtër, mbas takimeve të ndryshme me individë, dhe biznese, po ashtu edhe Pas takimit në Kuvendin Komunal, nuk gjetëm ndonjë zgjidhje. 

Kryesia teknike se bashku me lojëtarët, kanë vendosur te dalin me një propozim :

Qe të organizohet një mbledhje vullnetare e mjeteve, prej bizneseve dhe dashamirëve të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, që të sigurohen mjete, sa për vazhdimin dhe përfundimin e garave në Superligen e Kosovës.

Ideja është që bizneset dhe individët të kontribojinë me shuma vullnetare, dhe të gjitha të paraqiten në mënyrë transparente në faqen e KH Vëllaznimit.

Secila ndihmë do të jetë e dokumentuar me një kërkese  për donacion vullnetar, me logon dhe vulën e KH Vëllaznimi, emrin e donatorit, numër serik dhe e njëjta të paraqitet ne faqe te fcb të klubit.

Si shprehje falënderimi për çdo donacion, ose ndihmë, secila kërkesë e plotësuar do të jetë e nënshkruar nga çdo hendbollistë i ekipit seniorë dhe trajnerët.

Shumë shpejtë do ta publikojmë formën, dhe do marrim hapa aktivë për zbatimin e kësaj forme të ndihmës ndaj klubit tonë, në mënyre që mos te shuhet aktiviteti i këtij klubi me histori të bujshme”, njofton KH Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat