Të mërkurën tërhiqet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Hendboll

Të mërkurën tërhiqet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Të mërkurën prej orës 15:30 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të tërhiqet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Në çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje, ndërsa skuadra vendaset përcaktohet me short. Ndeshjet zhvillohen më 20 e 21 mars.

Skuadrat pjesëmarrëse janë të ndara në dy vazo për short. Te meshkujt, në vazon e parë, përkatësisht bartëse janë Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Vushtrria. Vazon e dytë e përbëjnë Rahoveci, Kastrioti, Vëllaznimi e Deçani.

Te hendbollistet, në vazon e parë janë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Kastrioti. Kurse në vazon e dytë janë Prishtina, Shqiponja, Samadrexha e Jusuf Gërvalla.

Ndarja në vazo është bërë në bazë të renditjes në kampionatin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat