Prishtina - Kastrioti, sfida e rivalëve të vjetër në Kupën e Kosovës

Hendboll

Prishtina - Kastrioti, sfida e rivalëve të vjetër në Kupën e Kosovës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:48
Ballafaqimet

Ndeshje interesante do të zhvillohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të mërkurën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa ndeshjet zhvillohen më 20 e 21 mars.
Fituesja në fuqi e Kupës, Trepça, llogaritet favorite në “Minatori” ndaj Deçanit.

Prishtina – Kastrioti pritet të ofrojë rivalitetin më të madh.

Prishtina së fundi luajti ndeshje të fortë me Besa Famgas dhe synon rritje të formës në vazhdim të garave.

Ndërkohë Kastrioti ka bërë përforcime të shumta dhe synon trofetë.

Lideri, Rahoveci, vlerësohet favorit në ndeshjen në udhëtim ndaj Vushtrrisë, derisa Besa Famgas do të sfidohet në Pejë nga rivali regjional, Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat