Shqiponja kthehet te fitorja

Hendboll

Shqiponja kthehet te fitorja

Më: 16 mars 2024 Në ora: 22:32
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Gjakovës dhe Samadrexha nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e së shtunës, që i takuan xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Fillimisht Shqiponja në Gjakovë fitoi bindshëm ndaj Ulpianës me rezultatin 45:26. Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, që përfundoi 25:13 për Shqiponjën.

Alma Nivokazi i shënoi plot 11 gola për Shqiponjën. Nga 8 i kishin Yagmur Kaygizis e Larisa Ferizaj.
Ermira Krasniqi i shënoi tetë gola për Ulpianën, ndërsa 7 i kishte Alketa Baftijari.

Shqiponja kishte humbur në ndeshjen e parë të stinorit pranveror. Tani i ka 14 pikë në pozitën e katërt. Ulpiana është e fundit me vetëm dy pikë.

Te fitorja pas humbjes në xhiron e kaluar, është kthyer edhe Samadrexha.

Samadrexha e mposhti në Deçan skuadrën e Jusuf Gërvallës me rezultat të lartë, 45:22.

Samadrexha është e treta me 20 pikë, ndërsa Jusuf Gërvalla mbetet në pozitën e parafundit (9) me pesë pikë.
Fatime Basholli e Aulona Maloku i shënuan nga shtatë gola për Samadrexhën.

Learta Gashi me nëntë gola dhe Arjeta Imeraj me tetë, ishin më efikaset te skuadra vendase.

Dy ndeshje tjera zhvillohen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat