Fitore e madhe e Trepçës ndaj Prishtinës

Hendboll

Fitore e madhe e Trepçës ndaj Prishtinës

Më: 16 mars 2024 Në ora: 22:57
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka bërë hap të madh drejt plejofit me fitoren e së shtunës ndaj Prishtinës.

Ndeshja në “Minatori” i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Mitrovicasit fituan me rezultat 36:28.

Skuadra vendase nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi në pjesën e parë, deri pak minuta para fundit. Pas epërsisë 15:14 të mysafirëve, pjesa e parë përfundoi 15:15.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i barabartë, por më pas Trepça nisi shkëputjen për ta mbyllur ndeshjen me epërsi bindëse.

Shpëtim Mehmeti ishte më efikasi me 9 gola, kurse nga 8 i realizuan Muhamet Dubovci e Yassine Henahen.
Te Prishtina, Enis Kuleta i realizoi 7 gola, kurse 6 i kishte Vladyslav Napadailo.

Trepça është e treta me 26 pikë, kurse ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e pesta me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat