Bëhen bashkë gjenerata që 25 vite e mban rekordin në Kosovë

Hendboll

Bëhen bashkë gjenerata që 25 vite e mban rekordin në Kosovë

Nga: K. G. Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:06
Ish hendbollistet bëhen bashkë

Gjenerata që e ka të paprekshme rekordin tash e 25 vite, bëhen bashkë dhe bisedojnë për të sotmen dhe të kaluarën e hendbollit të Kosovës   

Është fjala për hendbollistet e viteve të para dhe pasluftës, të klubit Kastrioti nga Ferizaj.

Kapitenja Safete Rifati me bashkëlojtare të dikurshme biseduan për planet që ka në të ardhmen. 

Këto vasha me Kastriotin u bën katër herë radhazi kampionë të Kosovës (1999 - 2003).

Ky rekord ende nuk është thyer nga askush tani e 25 vite në Kosovë në hendboll (femrat).  

Ish hendbollistet që u takuan, kapitenja Safete Rifati, Lirie Muhaxheri, Vlora Jashari, Ganimete Shabani, Ramize Shabani, Jasemine Ahmeti, Valentina Qerimi, Xhevrie Dibra, Ardita Rexha e Blerta Tërpeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat