Ferizaj e Istogu vazhdojnë garën me fitore të reja

Hendboll

Ferizaj e Istogu vazhdojnë garën me fitore të reja

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:35
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj e Istogu kanë shënuar fitore të reja dhe kështu e kanë vazhduar garën për titull të kampionit të Kosovës në hendboll (femrat).

Fillimisht Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:29 e më pas Ferizaj fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:23. Të dy skuadrat i kanë nga 24 pikë, por Ferizaj e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndeshjet e së dielës i takuan xhiros së 13-të të kampionatit të Kosovës në hendboll. Ferizaj ka vetëm fitore deri më tani, ndërsa Istogu e ka një humbje nga Ferizaj.

Kampioni aktual, Istogu, ishte mysafir i Vushtrrisë. Istogaset nisën më mirë, por vendaset barazuan në 14:14 në minutën e 27-të. Deri në fund të pjesës së parë Istogu sërish u shkëput në tri gola, 18:15.

Në pjesën e dytë Vushtrria u afrua disa herë në dy gola, ndërsa në minutat e fundit mysafirët bënë shkëputje më të madhe.

Ana Carolina Gomes i shënoi nëntyë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Esma Muratoviq.

Burneta Rama i realizoi 10 gola për Vushtrrinë, ndërsa gjashtë i kishte Gentiana Basholli.

Vushtrria është e pesta me 14 pikë.

Ndërkohë Ferizaj ka dominuar ndaj Prishtinës në ndeshjen në “Bill Clinton”. Vendaset nisën me seri 4:0 dhe më pas epërsia ka shkuar duke u rritur deri në fund.

Anja Bojaniq i kishte gjashtë gola për Ferizajn. Nga 5 i shënuan Luljeta Sopjani e Aida Stagova. Celina Tolni Sia i kishte 11 gola për Prishtinën, kurse 5 i shënoi Bintou Oulare.
Prishtina është e pesta me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat