Hashani, delegat në ndeshjen çerekfinale të Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani, delegat në ndeshjen çerekfinale të Kupës Evropiane

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:20
Hashani në mes

Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në një tjetër ndeshje të nivelit evropian.

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës të dielën mbrëma është kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjes çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Gjorgje Petrovit dhe Elches.

Ndeshjen në Shkup e fitoi skuadra spanjolle Elche me rezultat 37:18.

Hashani ka prezantim të shpeshtë në kupat evropiane në hendbolë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat